GREQI 09 Shkurt 2014 – Robert Gërdhuqi dhe Asllan Brata janë dy personat që u arrestuan një ditë më parë nga policia për trafik droge. Dy shqiptarët u kapën me 500 kg drogë nga policia greke në Igumenicë. Sipas policisë lënda narkotike u sekuestrua në një skaf. Njëri nga transportuesit e drogës Robert Gërdhuqi është person me precedent të mëparshëm penal. Ai është dënuar në vitin 1998 për vrasje. Polica ka shpallur në kërkim edhe 35-vjecacrin XH.T nga Saranda. Operacioni nisi që prej kanalit të Korfuzit ku ishte pikasur një mjet lundrues, që dyshohej se transportonte drogën. Motoskafi është ndjekur deri në zonën bregdetare të njohur si Valto, ku është tentuar të shkarkohen 19 çanta me lëndë narkotike. Policia ka ndërhyrë në kohë, duke sekuestruar drogën, rreth 500 kg marijuanë, e duke vënë në pranga 4 trafikantët, dy shqiptarë e dy grekë.
U kapën me 500 kg drogë në Greqi, publikohen emrat e dy shqiptarëve
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Krimi në Memaliaj, ky është 30-vjeçari që humbi jetën
Ndëshkohen dy ushtarët izraelitë që përdhosën statujën e Jezusit në Liban
Trump njofton zgjatjen e armëpushimit me Iranin: Do të zgjasë deri kur…
Vrasja me armë zjarri në Memaliaj, policia jep detaje: Viktima humbi jetën rrugës për në spital, i plagosur edhe vëllai i autorit





