8 Shkur 2013- Një grua në Britani ka mashtruar burrin e saj, duke i thënë se ishte përdhunuar, vetëm që të mbante sekret dashurinë e fshehur me një burrë tjetër. Jessica Gore, 32 Vjec, nënë e dy fëmijëve, ishte e martuar me Richard Scott. Burri i saj, duke e mbrojtur atë, tha që të lajmëroj policinë për të raportuar krimin. Por ky rast mashtrimi u zbulua, kur policia hetoi dhe kuptoi se nuk bëhej fjalë për përdhunim, por e gjitha ishte planifikuar që ajo të takohej me të dashurin e saj, që banonte shumë afër shtëpisë së ciftit. Po ashtu policia zbuloi edhe shumë mesazhe që Jessica i kishte dërguar të dashurit të saj, duke e mashtruar burrin e saj për gjashtë vite rrjesht. Gore, pranoi se e kishte shtrëmbëruar procesin e
drejtësisë, dhe morri një denim të pezulluar me burg prej tetë muajsh. Richard Scott, burri i Gore, kishte treguar se si ajo kishte thënë se po shkonte për vizitë tek një shoqe e njohur si Amanda. Më vonë ajo i kishte kthyer porosinë duke i thënë se kishte mbërritur në vendin e duhur, e që në fakt sipas Scott, ajo ishte në krahët e të dashurit, duke bërë dashuri.





