08 Shkurt 2014 – Milani nuk po arrin të fitojë pavarësisht përforcimeve dhe emërimit të trajnerit të ri. Rosonerët pësuan humbje nga Napoli në San Paolo me rezultat 3:1.

Të parët në epërsi kaluan mysafirët në minutën e tetë me golin e përforcimit të ri, Adel Taarabt. Por, vetëm pas tre minutave Gökhan Inler barazoi rezultatin.

Në epërsi napolitanët i kaloi Gonzalo Higuain në minutën e 56-të. I njëjti futbollistë shënoi për 3:1 tetë minuta pa përfunduar takimi.

Për Napolin, në këtë takim u aktivizua edhe dyshja shqiptare e Napolit. Valon Behrami ka zëvendësuar Marek Hamsikun në minutën e 83-të, derisa Blerim Xhemajli ka hyrë në vend të Gogan Inlerit në minutën e 89-të.

Kjo fitore e ngritë Napolin në kuotën e 47 pikëve, ndërsa Milan mbetet me 29 pikë në vendin e dhjetë në tabelë.