DURRËS, 8 shkurt 2014 –Karabinierët e Tarantos gjetën në plazhin Castellaneta Marina 50 kilogram kanabis, që, gjykuar nga mënyra e ambalazhimit, duhet të ishte prodhuar nga klani “Shurdhaj” i Lazaratit. Karabinierët besojnë se kaq larg nga brigjet shqiptare droga mund të ketë ardhur me anije të quajtura “feeder”. Ky lloj transporti funksionon kështu. Droga ngarkohet në peshkatore shqiptare. Më pas në ujërat ndërkombëtare trasbordohet në peshaktore italiane, ose në anije të tonazhit të vogël, që bëjnë transporte kabotazhi përgjatë brigjeve italiane. Në fund kanabisi trasbordohe përsëri në motoskafë apo motolanxha për t’u zbarkuar në plazhe të pa-frekuentuara nga njerëzit në stinën e dimrit. 50 kilogramët e kanabisit të ambalazhuara në 12 ballo të padepërtueshme nga uji besohet të kenë përfunduar në plazh si rezultat i një trasbordimi të shkuar keq, për shkak të afrimit të mjeteve patrulluese të Rojës së Financës të provincës së Tarantos.
/gj. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





