DURRËS, 7 shkurt 2014 – Policia e Torinos në një maksi-operacion antidrogë ka kryer 18 arrestime qytetarësh italianë dhe shqiptarë. Grupi furnizonte klientë VIP me drogë të cilësisë së lartë. Arrestimet erdhën si rezultat i hetimeve të policisë italiane të ndërmarra pas vdekjes për shkak të mbidozës së shitur italianit Marko M. 27 vjeç nga ky grup. Ndër të arrestuarit është edhe Afrim Sinaj 33 vjeç. Një shqiptare, anëtare e grupit, u shpall në kërkim nga policia italiane, e cila nuk mundi ta arrestojë gjatë operacionit. Policia konfiskoi gjithashtu 1 kg kokainë, 1 kilogram hashash, 400 kokrra ekstazi (droga e diskotekave), njofton “La Stampa”. Policia i ndiqte me kamera, pasi grupi përdorte dhe fëmijë për shpërndarje (shih videon http://www.lastampa.it/2014/02/07/multimedia/cronaca/comprava-droga-insieme-alla-figlia-piccola-abebGlWn98FXB4BUjrukYI/pagina.html).
/gj. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





