DURRËS, 6 shkurt 2014 – “The National”, e përditshmja prestigjioze në gjuhën angleze, që botohet në Dubaj (Emirate e Bashkuara Arabe) me anë të korrespondentit të saj për kulturën ofron si lajm të rëndësisshëm të jetës artistike të Dubait hapjen e ekspozitës së piktorit shqiptar Ndue Pepa. Ajo e quan një risi të këndshme. Pikturat e Pepës bazohen në traditën shqiptare të modernizuar nga piktori. Ekspozita është hapur në “Artissima Art Gallery”.
“Artisti i mirënjohur shqiptar, Ndue Pepa, i përfaqësuar në Emiratet e Bashkuara Arabe nga Artissima Art Gallery, ekspozon koleksionin e tij ‘Dimention’ në Dusit Thani Abu Dhabi më 20 janar-20 shkurt 2014. I lindur në Shqipëri, teknikat e artit të Ndue Pepës mbështeten në traditat shqiptare që i ka modernizuar me stilin e tij unik artistik. Pas ekspozitave në Shqipëri dhe Itali, artdashësit në Emiratet e Bashkuara Arabe patën shans të shihnin punimet e tij në Abu Dhabi, në praninë e një morie personalitetesh vendore dhe ndërkombëtare. Ndue Pepa praktikon filozofinë e shformimit stilistik nëpërmjet fotografive të retinës së syve të tij, e cila i ngjan spirales së rotacionit qarkor në një fazë të re dhe në një cikël të rrumbullakët më të avancuar në kohë. Pikturat e artistit Ndue Pepa janë vlerësuar në shumë vende dhe janë bërë pjesë e koleksioneve të artit nga ithtarë të stilit të tij. Fuqia e Ndue Pepa qëndron në përdorimin e ngjyrave të pasura vibruese që janë të gjalla ekspresive dhe të kompozuar në mënyrë fluide në lëvizje dinamike gjeometrike, të cilat janë energjike dhe celebrojnë si kreativitetin ashtu dhe të kaluarën dhe të tashmen”, shkruan një portal anglishtfolës në Dubai (69.41.173.29/citylife/).
/gj. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





