DURRËS, 6 shkurt 2014 –Shqiptari me inicialet H. E. i datëlindjes 1988 u kap nga policia italiane e qytetit të Arecos duke ngarë makinën me patentë qarkullimi shqiptare false të prodhuar nga sistemi. Nga hulumtimet e policisë rezultoi se shqiptari nuk kishte rinovuar prej vitesh lejen e qëndrimit të skaduar. Ai kishte precedentë penalë të shumtë për krime të vogla kundër pasurisë dhe njeriut, për shpërndarje drogash të lehta. Gjykata e Arecos menjëherë nxori urdhër-dëbimin nga Italia. U bë sekuestrimi i veturës, ndonëse ajo ishte me dokumente të rregullta në pronësi të të dëbuarit. Policia e portit të Barit e imbarkoi forcërisht në tragetin e linjës për në Durrës.

/gj. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/