DURRËS, 5 shkurt 2014– Drejtuesit e skuadrës durrsake kanë operuar shumë më ndryshe nga ata të skuadrave të tjera përsa i përket merkatos, megjithëse nuk është e thënë të kenë pasur shpenzime të ekzagjeruara. Të gjithë futbollistët janë sjellë në dispozicion të Sorrentinos nëpërmjet “Gea Sports”, një agjenci që merret edhe me menaxhimin e futbollistëve dhe është një nga më prestigjiozet në Europë. Kuptohet që futbollistët klasifikohen sipas cilësisë së kampionateve, por ata që kanë mbërritur në Durrës bëjnë vërtetë përshtypje. Joel është autori i 4 golave në takimin ndaj Lushnjës, por nuk është ardhur rishtas. Në “Niko Divana” ka luajtur edhe më parë, por i rrethuar nga indiferenca e specialistëve vendas. Ndërsa Samb i duheshin vetëm disa orë, për të debutuar me asist dhe gol. Këta pamë ne në ndeshjen e parë, kuptohet nga futbollistët e huaj, përveç Xhafës të ardhur nga Florida, i cili shënoi golin e 10-të dhe për një tjetër nuk ia dha mundësinë gjyqtari. Por mjafton t’i referohemi pikërisht Danielit, për të kuptuar se cilët janë të afruarit e rinj tek skuadra durrsake: “Ata që debutuan ju i patë vetë dhe është e tepërt të komentohen, pavarësisht kundërshtarit që kishim përballë. Duhet të dini se në kampionatin shqiptar diferencat nuk janë kaq të mëdha, kështu që nuk mund të akuzoni vetëm kundërshtarët për 6 golat tanë. Së shpejti do të bashkohen me skuadrën edhe Kalu e Rijad Shala, të cilët më kanë bërë shumë përshtypje dhe besoj se do të jemi një skuadër e frikshme deri në fund të edicionit”. Por edhe Badalla, I ardhur nga Lugano, e kërkon një vend në formacionin e parë në krahun e majtë të mbrojtjes, dhe ka shumë mundësi ta fitojë së shpejti. Nëse kampinati do të kishte filluar tani, ndoshta do të ishin këta kampionët e vendit. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/
Blerjet e Teutës, rezultate që në ndeshjen e parë
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Ambasada e SHBA në Tiranë apel qytetarëve: Sigurimi i dokumenteve përmes martesave është krim federal!
Durrës/ Festivali “Tingujt e Adriatikut” kurorëzon talentet më të mira në këngë
Durrës/ Festivali “Tingujt e Adriatikut” kurorëzon talentet më të mira në këngë (VIDEO)
Prokuroria e Tiranës shpall në kërkim kushëririn e Ergys Agasit, hoqi verën miliona euro nga kantina





