Tiranë 05 Shkurt 2014 – Rritja e të ardhurave doganore gjatë muajve të fundit të vitit të shkuar u lidh nga shumë vetë me një hile të tregëtarëve, të cilët – ky ishte arsyetimi që u bë me atë rast – bënë çmos të importonin sa më shumë mallra të huaja të akcizës (karburant, pije alkoolike, cigare, etj), në mënyrë që të shmangnin rritjen e kësaj takse që hynte në fuqi në fillim të vitit 2014. Këtë hile të mundshme nuk e përjashtoi as Elisa Spiropali në studion e programit Jamais Vu të Mustafa Nanos, në Ora News. “Por kjo rritje e të ardhurave për këtë shkak është shumë më e vogël se sa bëhet, dhe nuk do të afektojë të ardhurat e muajve të parë të vitit 2014”, tha Spiropali në thelb në atë program.

Sot, drejtoria e përgjithshme e doganave ka nxjerrë lajmin se të ardhurat doganore për muajin janar janë realizuar në masën 102%.