DURRËS, 5 shkurt 2014 –Me sa duket, nuk shihte as televizion dhe as nuk lexonte gazeta, përderisa një  kurbinas nuk e di se, të udhëtosh me kanabis në veturë në drejtim të trageteve në Durrës, është sikur të “shkosh si cjapi te kasapi”. Drejtoria e policisë së shtetit për qarkun Durrës-Krujë njofton se më 5 shkurt 2014 u arrestua për trafikim lëndësh narkotike Luan L., 26 vjeç, nga fshati Gjorm i rrethit Kurbin. Rreth orës 23.00 të 4 shkurtit 2014, një “Volksëagen Passat” me targa AA 551 BA, në pronësi të 26 vjeçarit, u përzgjodh për kontroll gjatë kohës kur do të imbarkohej në tragetin “Michela” të linjës Durrës-Bari. Gjatë kontrollit fizik, në pjesën e brendshme të  shasisë, u gjetën pako të mbështjella me qese ngjyrë kafe me kanabis, me peshë rreth 8 kg. U sekuestruan kanabasi, vetura, shuma prej 850 euro dhe 6 000 lekë. 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/