DURRËS, 5 shkurt 2014 –Një adoleshent italian vetëm 17 vjeçar për të paguar një borxh prej 75 eurosh, planifikon grabitjen e kushërinjve të vet pensionistë. Ai “punësoi” shqiptarin Tefik Xhafa, 19 vjeç, për të kryer grabitjen. Duke përdorur një çelës të dhënë nga miku italian Tefiku hyri në shtëpinë e Lucarelli-t 85 vjeç, për të vjedhur. Aty ai torturoi Giuseppe-n dhe të shoqen Gina Pappalardi 80 vjeçe, por gjithsesi nuk mundi të hapte kasafortën e familjes. Ardhja në shtëpi e vajzës dhe dhëndrit të Pappalardit, detyroi Tefikun t’ia mbathte. Në ikje e sipër Tefiku plagosi me thikë vajzën dhe dhëndrin e Papalardi. Të katër italianët përfunduan në spital me hematoma, fraktura brinjësh, gjendje shoku, plagë shpuese me instrument të mprehtë dhe me majë etj. Policia italiane arriti ta arrestojë Tefik Xhafën brenda ditës, ndërsa”punëdhënësi” i tij italian duke qenë dhe minoren, mori masën e sigurisë arrest shtëpie.
/gj. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





