ELBASAN, 4 shkurt 2014  – Policia e Elbasanit ka arrestuar mbrëmjen e djeshme Mandela Elmazin, pasi akuzohet për "Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt", si dhe për "Kundërshtim të punonjësve të Rendit". 
Burime nga policia lokale pohuan se këngëtari 21-vjeçar nga Elbasani, i njohur si Mandi i Nishtullës, u kap në flagrancë në qendër të këtij qyteti duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, ndërsa nuk kishte as patentë. 
Ndërkohë, mësohet se ai nuk i është bindur urdhrit të bluve. Materialet në ngarkim të Mandela Elmazit iu dërguan për hetime të mëtejshme prokurorisë së Elbasanit. 

/ GSH /