DURRËS, 3 shkurt 2014 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i dha më 3 shkurt 2014 mandatin e deputetit kandidates së listës shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI), në Qarkun Durrës, Klodianë Pashkaj. Ministri i Mjedisit Lefter Koka, por me t’u emëruar ministër ai hoqi dorë nga mandati i deputetit. Katër anëtarët e pranishëm votuan për t’i dhënë mandatin Klodianë Pashkajt, e cila është kandidate e radhës në listën e LSI-së për këtë qark dhe ajo zëvendëson në Kuvend poeten Meritë Kuçi, që u dorëhoq nga mandati i deputetit pak kohë më parë. Pashkaj pritet të bëjë betimin në seancën e së enjtes.  

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/