3 shkurt 2014 – Kryetari i Bashkisë së Vlorës Shpëtim Gjika ka hedhur poshtë deklaratat e bëra disa ditë më parë nga prefekti Besnik Dervishi duke theksuar se nuk është pjese e asnjë klani kriminal. Në një konferencë për shtyp, Gjika ka theksuar se dikush po përpiqet ta hedh në erë investimin që është bërë për ta çliruar Vlorën nga imazhi i keq. “Shqetësimi im si kryetar i bashkisë dhe si i zgjedhuri juaj tre herë me radhë, me një plebishit votash, lidhet me investimin e përbashkët që kemi bërë përgjatë tërë këtyre viteve për ta çliruar Vlorën nga imazhi dhe nga pasojat negative, të frikshme, të vitit 1997. Mund të krenohemi se ia kemi dalë mbanë ta kthejmë Vlorën nga kryeqyteti fajdeve, i skafeve, i krimit dhe i drogës, në një qytet normal, që përballet me sfida normale të zhvillimit e të përparimit. Nuk jam pjesë e asnjë klani për të cilin më akuzon. Nuk kam lidhje me asnjë klan okultesh mafioze ashtu siç nuk ke as ti. Nuk jam as hajdut, as kriminel, mos hidh akuza në erë qe më inkriminojnë” iu drejtua Gjika prefektit Dervishi. më tej Gjika ka përshëndetur dhe inkurajuar punën e policisë së Shtetit e cila sipas tij këto arrestime dhe hetime e bëjnë optimist, pasi këto janë përpëlitjet e fundit të një krimi monstruoz, që po ia merrte frymën Vlorës e po e terrorizonte atë. "Kjo deklaratë e sotme ka lidhje me situatën më të fundit të krijuar në qytetin tonë pas arrestimeve të bujshme e të suksesshme nga ana e Policisë së Shtetit, të disa bashkëqytetarëve tanë, pjesëtarë të dyshuar të asaj që po quhet "banda e tritolit". Nuk mund të ketë qytetare e qytetar vlonjat që të mos e përshëndesë e të mos e inkurajojë këtë sukses më të fundit të qeverisë socialiste të Edi Ramës, të Ministrisë së Punëve të Brendshme, të zotit Saimir Tahiri, si ministër, dhe të vetë Policisë së Shtetit. Çdokush nga ne e kupton se këto janë përpëlitjet e fundit të një krimi monstruoz, që po ia merrte frymën Vlorës e po e terrorizonte atë. Sepse deri para 23 qershorit, organet e specializuara, madje dhe prokuroria, paskan qenë shumë të zëna me Shpëtim Gjikën dhe i kanë mbyllur sytë para këtyre formave tepër të rrezikshme të krimit të organizuar, deri terrorist. Edhe pse pa lidhje të drejtpërdrejtë me pozitën time ligjore, këto arrestime e këto hetime më bëjnë të jem optimist, se ato dëshmojnë që shteti është ashtu siç e donim, në këmbë, se policia po vepron, se krimi po humbet dita-ditës terrenin që kishte fituar padrejtësisht në kurriz të qytetit e tuajin, të dashur bashkëqytetarë", u shpreh Gjika.
Gjika:Dervishi shpif, nuk kam lidhje me asnjë klan mafioz
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Çifti i bashkëshortëve gjenden të pajetë në shtëpi, policia gjen të ngordhur edhe qenin!
Alis triumfon në Fest 64, do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2026
Lufta në Ukrainë, Putin: I gatshëm për dialog me Macron, nëse ka vullnet politik
San Francisko në errësirë, 130,000 banorë pa energji elektrike





