3 shkurt 2014 – Konferenca e Kryetarëve ka refuzuar kërkesën e demokratëve për ngritjen e komisionit hetimor për shkarkimet dhe emërimet në policinë e shtetit. Kjo u bë e ditur nga kreu i grupit parlamentar demokrat Edi Paloka i cili ka theksuar se refuzimi për ngritjen e këtij komisioni tregon se qeveria drejtohet nga krimi. “Kërkesa jonë për ngritjen e komisionit nuk u pranua nga maxhoranca me argumentimin se ne nuk kemi pasur komisione për çështje të tilla. Edhe ky qëndrim i sotëm i maxhorancës në konferencën e kryetarëve tregon qartazi që kjo qeveri është jo vetëm e kapur nga krimi por edhe po drejtohet nga krimi. Njerëz të krimit me precedentë penale ne i kemi denoncuar, por nuk kemi marrë asnjë reagim as nga kryeministri Rama as nga Ministri i Brendshëm. Kemi denoncuar ushtarin e Zani Çaushit. Kemi denoncuar faktin se shefi i komisariatit në Durrës ka qenë 8 vjet si shofer i biznesmenit që dyshohet si porositës i vrasjes së një tjetër biznesmeni dhe nuk pranoi denoncimin e të penduarit. Ky është fakt i rëndë që ne e kemi denoncuar dhe prap nuk ka reagim. Bëhen vetëm hartime mediokre të përgjithshme dhe sulme ndaj opozitës, ndërkohë që qytetarët presin të dinë të vërtetën. Ministri dhe kryeministri të bëjnë transparencë", u shpreh Paloka.
Paloka: Qeveria, po drejtohet nga krimi
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Krimi në Memaliaj, ky është 30-vjeçari që humbi jetën
Ndëshkohen dy ushtarët izraelitë që përdhosën statujën e Jezusit në Liban
Trump njofton zgjatjen e armëpushimit me Iranin: Do të zgjasë deri kur…
Vrasja me armë zjarri në Memaliaj, policia jep detaje: Viktima humbi jetën rrugës për në spital, i plagosur edhe vëllai i autorit





