DURRËS, 2 shkurt 2014 – Blutëe Durrësit dhe zhytësit e repartit RENEA mundën të nxjerrin në orët e vona të natës së 1 shkurtit 2014 nga ujërat e lumit Ishëm trupin e dekompozuar të një mashkulli. Ende nuk është identifikuar. Drejtoria e policisë së shtetit për qarkun Durrës-Krujë njofton se kufoma u gjet në afërsi të fshatit Gjuricaj të komunës së Ishmit. Mendohet se ndodhej prej disa javësh në ujë. Paraditen e 2 shkurtit 2014 trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit rajonal të Durrësit.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





