DURRËS, 1 shkurt 2014 –  Struktura për hetimin e krimeve në komisariatin e qytetit bregdetar realizoi, më 1 shkurt 2014, identifikimin, kapjen dhe arrestimin e katër të rinjve; mbrëmjen  e 31 janarit 2014, katërshja grabiti me dhunë në afërsi të shkollës “Naim Frashëri” në Durrës dy të mitur. U arrestuan 18-vjeçarët Klinsman Sh., nga Spitalla; si dhe tre të rinj të tjerë nga lagja nr. 16: Sulejman I.; Adem D.; Ervis B. U identifikuan si personat, të cilët, rreth orës 21.00 të mbrëmjes së 31 janarit 2014, në lagjen 18, u kanë marrë me dhunë sende personale si telefonat celularë, veshje e sende të tjera dy të miturve: J. M., 14 vjeç, dhe R. H., 15 vjeç, banorë të Spitallës. Gjatë kontrolleve personale si dhe atyre të ushtruara në banesat e adoleshentëve u gjetën e u sekuestruan sendet e vjedhura si dhe një pistoletë.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/