DURRËS, 1 shkurt 2014 –Në prill 2013 roja e financës italiane me anë të operacionit antidrogë “Garden 2013” neutralizoi një bandë trafikantësh droge shqiptarë të specializuar në importimin e kanabisit dhe jo vetëm, nga Shqipëria në Itali. Bandës iu sekuestruan disa ngarkesa me drogë, ku spikat kapja e 500 kg. kanabis në pyllin e komunës së Olxhates (Olgiate), provinca e Komos, Lombardi, rreth 40 km në veriperëndim të Milanos, me një popullsi rreth 10 900 banorë. Zamir Oruci 34 vjeç, i konsideruar si kapobanda nga policia italiane, i shpëtoi arrestit. Ai ishte pajisur me një pasaportë biometrike shqiptare të prodhuar në mënyrë false nga sistemi dhe jetonte i qetë i maskuar me këtë identitet të ri në qytezën e Cezano Maderno-s, deri sa u arrestua nga financierët italianë. Banda e trafikantëve të drogës përbëhej nga shqiptarë dhe italianë. Ndër komponentët shqiptarë të bandës, tashmë prapa hekurave spikasin: Domenik Oruci, i mbiquajturi “Sprint”, njëzetvjeçar; Agron Oruci 37 vjeç; Asllan Peza 31 vjeç; Roland Cereni 30 vjeç, njoftoi “La Provincia di Como”
/gj. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





