DURRËS, 1 shkurt 2014 –Në qytetin malor të Fondit (Itali), karabinierët italianë në 8 nëntor 2013 arrestuan një hajdut rumun të quajtur Dumitru Avram. Bashkëpunëtori i tij shqiptar Arjan Cepa, 33 vjeç, arriti t’u shpëtonte prangave. Arjani ishte një “i njohur” i vjetër i karabinierisë italiane, sepse ishte dënuar disa herë për krime kundra pronës. Kësaj radhe objektivi i dyshes shqiptaro-rumune ishin bërë kamionët e grumbullimit të plehrave. Dy hajdutët vidhnin naftën e serbatorëve të kamionëve dhe më pas e shisnin atë në mënyrë abuzive. Gjithsesi ndryshe nga “kolegu” rumun, që përfundoi në burg, Arjani është i privilegjuar, sepse gjykatësi urdhëroi arrest shtëpie për të, njoftoi portali “h24notizie”.

/gj. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/