DURRËS, 1 shkurt 2014 – Drejtori i përgjithshëm i Policisë së shtetit Artan Didi nënshkroi më 31 janar 2014 një marrëveshje bashkëpunimi të policisë shqiptare me atë italiane në mjediset e shkollës së lartë të policisë italiane. Drejtori i përgjithshëm i sigurisë publike italiane dr. Alesandro Pansa nënshkroi marrëveshjen për palën italiane. Marrëveshja përfshin edhe një protokoll teknik, për të cilin nuk jepen detaje. Ky protokoll teknik në vija të trasha do rregullojë krijimin dhe funksionimin e një “task force” të përbashkët për shkëmbim informacionesh dhe analizash të të dhënave me qëllim kapjen e të kërkuarve nga drejtësia shqiptare dhe ajo italiane. Kjo marrëveshje përforcon bashkëpunimin e gjithanshëm të forcave të rendit të të dy vendeve. Marrëveshja është një tjetër shenjë e kursit “pro-italian” të qeverisë së Kryeministrit Edi Rama.

/gj. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/