DURRËS, 1 shkurt 2014 – Shqiptari Majkell Kolgjini, vetëm 21 vjeç, dënohet me nëntë vjet heqje lirie në “Çizme” për mbajtje dhe kultivim droge, njofton portali “cronachemaceratesi.it”. Në korrik 2012 Kolgjini arrestohet nga policia italiane në Civitanova për mbajtje droge (13 kg kanabis) dhe kultivim të një plantacioni të vogël me kanabis. Prokurori Andrea Belli kërkoi një dënim me shtatë vjet burg për të riun shqiptar, ndërsa gjyqtarja Ilaria Pia Maria Maupoil dha një dënim prej nëntë vjetësh burg. Avokati i djaloshit tha se do ta dërgojë çështjen menjëherë në Apel, sepse pritet që ligji diskriminues Fini-Xhovanardi të rrëzohet nga Gjykata Kushtetuese e Apenineve, duke e ulur automatikisht dënimin në pesë vjet për të riun Kolgjini.
/gj. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





