1 shkurt 2014 – Sulmuesi Samb I cili ishte edhe një nga lojtarët më cilësorë të merkatos të afruar në ekipin durrsak do të qëndrojë tek Teuta deri në fund të sezonit. Edhe pse u bë publike se ai kishte arritur një marrëveshje me klubin e Veronës në Itali madje mediat italiane e kishin bërë fakt të kryer largimin tashmë u zyrtarizua marrëveshja e arritur që Samb do të qëndrojë tek Teuta dhe largimi tek Verona do të kryhet pas përfundimit të këtij sezoni. Tashmë Samb do të jetë në formacionin e dirrsakëve madje pritet që ta nisë që nga minuta e parë ndeshjen kundër Lushnjës ku do të jetë në sulm së bashku me Danile Xhafajn dhe Joel pasi trajneri Sorrentino do të hedhë në fushë në formacion agresiv me tre sulmues pasi durrsakët kanë objektiv të vetëm fitoren kundër Lushnjës në Niko Dovana. Formacioni që pritet të jetë në fushë në këtë ndeshje për durrsakët është Rizvani në portë e më pas mbrojtja mbetet e palëvizshme, Jakupi dhe Osmani në qendër, në të majtë Da Silva dhe në të djjathtë Idrizaj. Ndërsa mesfusha përbëhej nga Batha, Dosti dhe Shala, të cilët do të jenë dhe furnizuesit e treshes së sulmit Xhafaj, Joel e Samb.
/ agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





