31 janar 2013 – Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ndodhet për një vizitë në Milano, ku Rama ka nisur takimet e tij me sipërmarrësit e rajonit te Lombardisë. Sipas agjensisë së lajmeve ANSA nga selia e kompanisë Bosch kreu i qeverisë Rama ka deklaruar se Shqipëria është gati, për të mirëpritur ndërmarrjet italiane, duke iu ofruar hapësira me qira për një euro për të gjithë jetën. Sipas kryeministrit mund të vihen në dispozicion struktura ekzistuese për tu rikostruktuar, siç mund të jenë kapanon, baza ushtarake që do të marrim me qera për një euro, pavarësisht nga metrat katror”, citon ANSA.   Në axhendën e tij parashikohet të zhvillohet edhe një takim në ndërmarrjen Assolombarda. Më herët kreu i ekzekutivit shqiptar në një intervistë për Agjencinë e Lajmeve ANSA u shpreh se "Shqipëria mund të jetë një horizont i ri për investimet italiane ". Nesër pritet që shefi i qeverisë Rama të bëjë një vizitë në Institutin European të Onkologjisë, ku do të takohet me themeluesin e tij Umberto Veronesi. Sipas këtij institucioni bëhet me dije se kryeministri shqiptar, ka ndërmarrë iniciativën për të promovuar strategji në parandalimin e sëmundjeve tumorale, mbi të gjitha përsa i përket botës femërore dhe për të favorizuar evolucionin e cilësisë së strukturave sanitare, falë bashkëpunimeve me qendrat e ekselencës ndërkombëtare.