DURRËS, 30 janar 2014 – Në vend të armëve të zjarrit, përdorin ato “të ftohta”, prangosen dy vëllezër që plagosin me thika tre veta. Drejtoria e policisë së shtetit për qarkun Durrës-Krujë njofton se më 30 janar 2014, ora 1.00 pas mesit të natës, u arrestuan Ervis L., 33 vjeç, dhe vëllai i tij Besmiri, 28 vjeç; banues në lagjen nr. 4 Durrës. Më 29 janar 2014, ora 22.00, në lagjen nr. 6 Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se kanë plagosur rëndë me thikë tre persona: M. K., 22 vjeç; Q. K., 22 vjeç, banorë të lagjes nr. 8 Durrës, si dhe G. Xh., 24 vjeç, nga Sukthi. Pasi kanë marrë mjekim, të dëmtuarit janë larguar në shtëpitë e veta, tashmë jashtë rrezikut për jetën.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





