30 janar 2014 – Gazeta greke "To Vima" ka shkruar sot se i arrestuari Julian Sinanaj ka pranuar se ka bërë 27 vrasje në Shqipëri, Itali dhe në Greqi, ku ka jetuar që 14 vjeç. "Kam marrë pjesë në shpërthimet në gjykatën e Selanikut në maj 2010, në zbatim të urdhrit që më dha një anëtar i një partie politike. Gazeta greke shton se autoritetet shqiptare, kanë deklaruar se mes krimeve të dyshuara 30-vjeçari Julian Sinanaj, ka pranuar se ka vrarë dy persona më 1 korrik të vitit 2011, jashtë restorantit “Mamacas” në Gazi në tokën helene. Njëri prej personave të vrarë mendohet të ketë qenë i përfshirë në një rreth grabitjesh dhe më herët kishte bërë edhe një grabitje në Zvicër, ndërkohë që personi tjetër ishte i pafajshëm. Policia greke, ka dërguar një grup personash për të marrë në pyetje 4 personat në Shqipëri, për të nxjerrë në fund nëse Sinanaj, ka qenë i përfshirë në krimet që ka deklaruar, nëse e ka ekzagjeruar, apo ka motive të tjera. Autoritetet shqiptare, thonë se 30 vjeçari është një vrasës i pamëshirshëm dhe se i janë marrë shumë seriozisht akuzat.
Sinanaj : Kam kryer 27 vrasje
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Studimi: Alkooli në adoleshencë lidhet me ndryshime afatgjata në tru
Artistët e skenës do të marrin pagesë nga shteti para daljes në pension, ja kategoritë që përfitojnë
Makina ushtarake me inteligjencë artificiale, SHBA investon 192 milionë dollarë në sistemet TITAN
Trump bëhet presidenti i parë në detyrë i SHBA-së që shfaqet në një monedhë





