MEMALIAJ, 30 janar 2014 – Tre polumbarë kanë nisur mëngjesin e sotëm kërkimet në ujërat e lumit Vjosë për armët e përdorura nga katër grabitësit që sulmuan autobusin e linjës Athinë-Tiranë. Katër të rinjtë autorë të ngjarjes ku mbeti i vdekur një 25-vjeçar deklaruan një ditë më parë se armët i hodhën në lumin Vjosë . Policia e Gjirokastrës arrestoi dje 4 autorët që qëlluan me armë ndaj autobusit të linjës Tiranë-Athinë, 2 ditë më parë në Memaliaj. Sipas policisë, ndalimi i 4 të rinjve u bë pasi nga hetimi i deritanishëm ka rezultuar se 3 të rinjtë Klejdi Tringa, Besmir Ruçi dhe Jurgen Lola, të ndihmuar nga Gentian Beqiraj, në bashkëpunim me njëri tjetrin në datë 27.01.2014, në orën 01:00, pas një plani të diskutuar dhe menduar një natë më parë në një lokal, në fshatin VASIAR, për grabitje në rrugë, nën efektin e përdorimit te lëndëve narkotike kanë tentuar të ndalojnë duke qëlluar me armë zjarri e më pas të kryenin vjedhjen e pasagjerëve të autobuzit, të linjës Athinë-Tiranë, me targa AA 578 GC, në vendin e quajtur Mogila në aksin rrugor Tepelenë-Krahës. Mësohet se pas krimit autorët janë larguar duke hedhur në lumin ‘Vjosa” armën e krimit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 11(njëmbëdhjetë) aparate telefonash celularë, 5.6 gram lëndë narkotike kanabis sativa, 2 automjete, të përdorur nga të rinjtë gjatë kryerjes së krimit.
Sulmi ndaj autobusit, nisin kërkimet në Vjosë armët
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Studimi: Alkooli në adoleshencë lidhet me ndryshime afatgjata në tru
Artistët e skenës do të marrin pagesë nga shteti para daljes në pension, ja kategoritë që përfitojnë
Makina ushtarake me inteligjencë artificiale, SHBA investon 192 milionë dollarë në sistemet TITAN
Trump bëhet presidenti i parë në detyrë i SHBA-së që shfaqet në një monedhë





