PODGORICË, 23 janar 2014 – Në përgjigje të interesimit të gazetarëve në konferencën e përbashkët të shtypit me homologun dhe zëvendëskryeministrin e Malit të Zi Igor Luksiç, më 24 janar 2014, ministri i Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati, ka mohuar zërat për mbylljen e ambasadës në Podgoricë, për shkak të uljes së shpenzimeve, duke deklaruar se qëllimi i Shqipërisë të forcojë marrëdhëniet me Malin e Zi në të gjitha fushat. Bushati tha se është një spekulim i dukshëm dhe se kjo është bërë e qartë tashmë në rrugë diplomatike, politike dhe mediatike. Jo vetëm që nuk është e vërtetë, por e vërteta është e kundërta. Interesi ynë është të forcojmë marrëdhëniet me Malin e Zi dhe me të gjitha vendet e rajonit në shërbim të interesit rajonal, tha Bushati, i cituar nga mediet malazeze.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





