23 Janar 2014 – Dy lojtarë të tjerë me ngjyrë, të cilat momentalisht aktivizohen në radhët e Luganos në Zvicër afrohen tek Teuta.Njëri është Brahima Ture nga Bregu i Fildishtë ndërsa tjetri quhet Mamadou Bara Lamine Ndiaye, është vetëm 22 vjeç dhe luan në sulm. Ka një karrierë të pasur edhe pse është ende i ri dhe pritet shumë prej tij, pasi është aktivizuar në Itali me Teramon dhe Xhulianovën por edhe me Luganon në Zvicër, ndërsa është huazuar në një skuadër hungareze ku ka luajtur së fundmi. I thërrasin “Bebeto” por nuk është brazilian, por me kombësi nga Senegali. I talentuar dhe me të dhëna të mirë, ndërkohë që thuhet se është një nga goditjet e radhës së merkatos së skuadrës durrsake. Që do të thotë se Teuta mund të vazhdojë të bëjë surpriza deri në fund për të ndërtuar një skuadër solide dhe me ambicie për të pretenduar të dy trofetë.
Bebeto e Ture, dy lojtarë të tjerë cilësorë që afrohen tek Teuta
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
OKB paralajmëron rritje alarmante të dhunës në Rripin e Gazës, incidente në nivel rekord që nga armëpushimi
Helm për minjtë në ushqimin “HiPP” për foshnje, çfarë dihet për rastin dhe si ta dalloni kavanozin e kontaminuar?!
Buxheti fiton nga kriza, rritja e çmimeve dhe mbifurnizimet shtojnë 14% të ardhurat nga TVSH-ja
Horoskopi ditor, e mërkurë 22 prill 2026





