PODGORICË, 23 janar 2014 –Presidenti i Malit të Zi Filip Vujanoviç priti më 23 janar 2014 ministrin e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë Ditmir Bushati, që ka shkuar për një vizitë në fqinjin veriperëndimor me ftesë të homologut dhe zëvendëskryeministër Igor Luksiç. Vujanoviç shprehu kënaqësinë për marrëdhëniet e shumë të mira midis dy vendeve, me besimin se bashkëpunimi ekonomik mund të përmirësohet duke përdorur burimet e përbashkëta natyrore dhe ekonomike, njofton zyra e tij e shtypit. Vujanoviçi theksoi rëndësinë e integrimit euroatlantik të Malit të Zi, si dhe gatishmërinë për të bashkëpunuar në procesin e integrimit euroatlantik. Po ashtu i zoti i shtëpisë vuri theksin në rëndësinë e rolit të minoriteteve, të cilat janë urë miqësie mes dy vendeve. Ministri i Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati vlerësoi sukseset e Malit të Zi dhe rolin e tij në rajon. Bushati ishte i një mendjeje me presidentin malazez për të krijuar një hapësirë të gjerë në bashkëpunimin ekonomik dhe në projektet rajonale të tilla si të autostrada Adriatik- Jon dhe gazsjellësi TAP, gjë që është me rëndësi të madhe për të dy vendet dhe në bashkëpunimin ekonomik në rajon.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





