23 janar 2014 – Durrsakët nuk kanë shkuar më tepër se barazimi 0-0 me Kuban Krasnodar që militon në Premier Ligën Ruse. Gjatë kësaj ndeshje trajneri Sorrentino aktivizoi pothuajse të gjithë lojtarët që janë afruar te Teuta gjatë ditëve të merkatos së janarit. Kjo është miqësorja e tretë ndërkombëtare që skuadra e Teutës zhvillon në tokën turke. Futbollistët durrsakë kanë zhvilluar një lojë shumë të mirë ku binin në sy paraqitjet shumë të mira të futbolliteve të ardhur së fundmi, mesfushori Shala dhe sulmuesi Samp një nga prurjet më cilësore të merkatos që është aktivizuar në të shkuarën te Kievo në Itali. Këta 2 futbollistë kanë zhvilluar një lojë shumë të mirë duke bërë diferencën. Gjithashtu në një ditë të mirë ka qënë dhe portieri Rizvani, i cili ka shpëtuar portën disa herë nga gola të sigurt. Përgatitjet vazhdojnë dhe Sorrentino po krijon një ide të qartë për futbollistët që do ketë në ekip për pjesën e mbetur të kampionatit.
/ Agjencia e lajmeve "Dyrrah" /





