23 janar 2014 – Përfshihet nga flakët një makinë në qytetin e Durrësit, ku për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i saj.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e Plazhit në Durrës, ku automjeti tip Citroen C4 me targa AA759EY i cili drejtohej nga shtetasi Xhemal Çela ka shpërthyer në flakë. Për pasojë është plagosur rëndë drejtuesi i mjetit Xhemal Çela, i cili është biznesmen ndërtimi.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar zjarrëfikëset të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve si dhe efektivat e policisë së Durrësit. Ende nuk dihet cilat janë shkaqet e rënies së zjarrit në makinë. Policia ka nisur hetimet.





