FUSHË- KRUJË, 21 janar 2014 – Një sasi e vogël eksplozivi ka shpërthyer mbrëme rreth orës 19:00 në oborrin e komisariatit te policisë së Fushë-Krujës.
Blutë e Fushë-Krujës bëjnë me dije se nga shpërthimi nuk ka të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale. Policia ka nisur menjëherë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes si dhe për zbardhjen e plotë të motiveve të saj.





