Ka nisur sot trajnimi i efektivëve të Policisë Bashkike Durrës, të cilët u shpallën fitues nga konkursi i organizuar nga bashkia e qytetit.
Trajnimi do të kryhet në ambientet e universitetit “Aleksandër Moisiu” në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar midis bashkisë së Durrësit dhe Akademisë së Sigurisë.
POSTIMI I PLOTË
Në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar midis Bashkisë Durrës dhe Akademisë së Sigurisë, nisi sot trajnimi në ambjentet e Universitetit “Aleksandër Moisiu”.
Efektivë të Policisë Bashkiake të cilët u shpallën fitues nga konkursit i organizuar nga Bashkia Durrës, i nënshtrohen sot trajnimit pranë kësaj akademie.
Gjenerata e re e Policëve Bashkiak nuk do ndryshojë vetëm imazhin e kësaj Policie por mbi të gjitha do të ofrojë profesionalizëm në shërbim ndaj qytetarëve.
Një falenderim i veçantë për rektoren e Universitetit “Aleksandër Moisiu” Zj. Kseanela Sotirofshki e cila na mundësoi vënien në dispozicion të autidorëve të këtij Universiteti.
Gjithashtu një falenderim për Rektorin e Akademisë së Sigurisë Z.Bilbil Memaj i cili bëri të mundur realizimin e kësaj marrëveshje.
Në fazën e dytë do realizohet trajnimi dhe çertifikimi i të gjithë efektivit të Policisë Bashkiake.
Në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar midis Bashkisë Durrës dhe Akademisë së Sigurisë, nisi sot trajnimi në ambjentet…
Posted by Policia Bashkiake Durrës on Friday, April 30, 2021





