20 janar 2014 – Teuta ka barazuar pa gola me ekipin turk të Kajserispor, i cili milton në kategorinë superiore turke. Durrsakët kanë zhvilluar një tjetër test miqësor, me një tjetër ekip turk pasi më parë ishte mundur thellë 4-0 nga Gençlebirligi. Në ndeshjen e zhvilluar në kompleksin sportiv të hotel “Kempinski”, blutë e drejtuar nga Sorrentino kanë zhvilluar një ndeshje të mirë, por pa arritur të finalizojnë, ndërsa edhe ekipi verdhekuq, ka patur raste për shënim por nuk ka arritur të finalizojë siç duhet dhe të shfrytëzojë rastet për shënim.

Sot miqësorja me lituanezët e FC Atlantas

Teuta do të zbresë sot sërish në fushë për të zhvilluar miqësoren e radhës, e treta në harkun e pak ditëve. Këtë radhë durrsakët do të kenë përballë skuadrën lituaneze FC Atlantas , ndaj së cilës do të kërkojnë fitoren e parë. Te Teuta mbizotëron një atmosferë pozitive, pasi të gjithë kanë besim se tani zotërojnë një skuadër me shumë kualitete. Dje ajo është lënë pushim, në mënyrë që sot lojtarët të jetë në formë për miqësoren, të cilën do ta luajnë në orën 16:00. Pritet që trajneri Roberto Sorrentino të hedhë nga minuta e parë të njëjtin formacion që luajti të shtunën ndaj Kaiserisporit.

 

/ Agjencia e lajmeve Dyrrah /