20 janar 2014 – Trajneri i kombëtares, Xhani De Biazi nuk u shqetësua aspak kur Kosova mori lejen për të luajtur ndeshje miqësore. Sipas tij, asnjë lojtar me origjinë kosovare nuk do të largohet nga kombëtarja shqiptare. Italiani mendon se edhe Shqipëria ka shumë lojtarë me të cilët mund të luajnë në të ardhmen. “Për aq kohë sa nuk është marrë asnjë hap konkret, duhet të jemi të qetë dhe të shohim përpara”, tha trajneri i kombëtares për këtë çështje.

/ Agjencia e lajmeve Dyrrah /