DURRËS, 20 janar 2014 –Sapo po përgatisnim lajmin për tërmetet që zhvendosen në autostradën Vorë-Maminas dhe Shijak, ora 15 e 41 minuta një tërmet i fuqishëm mbi 4 ballë ra sërish në qytetin e Durrësit.

AUTOSTRADË

Lëkundje të lehta toke me forcë 2,6, me epiqendër në thellësinë 19 km janë ndier më 20 janar ora 11:47:13 (GMT), ose ora 12:47:13 (koha e Shqipërisë, plus një orë) në koordinatat 41.39°V, 19.63° L. Ndonëse departamenti sizmologjisë e lokalizon tërmetin në fshatin Radë të bashkisë së Manzës, “Dyrrah”-u me google-earth e gjen vendndodhjen buzë autostradës Vorë-Maminas, përballë vendbanimit Allçaush dhe në afërsi të fshatit Karreç të komunës së Maminasit.

SHIJAK

Lëkundjet e tokës me forcë M=3,1, me epiqendër në thellësinë 19 km, u zhvendosën në qytetin e Shijakut, paksa në verilindje. Dukuria tektonike ndodhi ora 12:20:02 (GMT) ose ora 13:20:02 (koha e Shqipërisë, plus një orë) në koordinatat 41.35° L, 19.57° L.

GJEPALAJ

19 minuta më vonë, ora 12:39:02 (GMT) ose 13:39:02 (koha e Shqipërisë, plus një orë) në koordinatat 41.33° V, 19.6° L, ra një tërmet i lehtë në territorin e komunës së Gjepalajt, në kufi me Shijakun, midis fshatrave Likesh dhe Shahinaj. Ngjarja sizmike e ka pasur epiqendrën në thellësinë 29 km dhe forcën M=2.5.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/