20 janar 2014 – Në një deklaratë për mediat, kreu i grupit të LSI-së, Petrir Vasili ka kërkuar interpelancë urgjente me ministrin e punëve të Jashtme Ditmir Bushati në lidhje me projektin e palës maqedonase që parashikon devijimin e lumit Radika. Vasili theksoi se transparenca dhe interesat e vendit duhet të prevalojnë mbi çdo gjë. “Pala shqiptare të kërkojë zbatim të marrëveshjes “Drini një vizion strategjik i përbashkët. Bëjmë detyrën tonë ndaj pasurisë së përbashkët kombëtare. Bashkohemi me shqetësimet e mëdha të opinionit publik, i cili kërkon transparencë”- u shpreh Vasili. Një ditë më parë shoqëria civile dhe qytetarët e Dibrës e Tiranës zhvilluan një protestë përpara Piramidës në kryeqytet, kundër devijimit të lumit Radika, për ndërtimin e hidrocentralit në Fushën e Lukovës. Protestuesit kundërshtuan devijimin e lumit, duke hedhur idenë që të zhvillohet një referendum lokal për këtë çështje. Ndërkohë në Tiranë është krijuar edhe Aleanca Kundër Devijimit të Lumenjve, që ka marrë përsipër sensibilizimin e kësaj çështjeje.
Devijimi i lumit Radika : Vasili kërkon interpelancë urgjente me Bushatin
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Presidenti amerikan propozon emër të ri për Ngushticën e Hormuzit: Ta quajmë “Ngushtica e Trumpit”
Disiplina publikon vendimet: 15 ndeshje pezullim për Alban Xhaferin, dënohen edhe Martini e Daja
Pronari rrëfen tmerrin: Si i mbijetoi përmbytjes shkatërruese në Nepal “shtëpia jeshile”
Qeveria bllokoi pagat, reagojnë gjyqtarët dhe prokurorët: Dega e Thesarit të përmbushë detyrimet, po shkelen vendimet e Gjykatës Kushtetuese! Ministria e Financave të ndërhyjë





