· Në vitin 2013 në Durrës dhe Krujë janë provokuar 49 zjarre dhe 19 shpërthime
DURRËS, 19 janar 2014 –Viti 2013 do të mbahet mend në Durrës dhe Krujë për shkatërrime të pronave të të tjerëve me zjarr dhe “llokume” dinamiti, teksa “minatorët” kanë ditur të fshihen, pasi në 19 raste, janë zbuluar vetëm 4, me 5 autorë, nga të cilët dy në kërkim. Sipas statistikave zyrtare të drejtorisë së policisë së qarkut Durrës-Krujë, vitin e kaluar janë regjistruar 49 raste të vënies së qëllimshme të zjarrit për t’u prishur pronat të tjerëve në shenjë hakmarrjeje me 47 autorë. Në rrethin e Durrësit ka pasur 37 raste zjarri, ku janë zbuluar 36, kurse në Krujë 12 të tilla dhe janë zbuluar 11. Jo më pak problematike janë krimet me përdorim dinamiti apo tritoli, ku në rang qarku janë regjistruar 19 të tilla. Për përdorimin e mjeteve plasëse për hakmarrje apo për trysni janë “shquar” krutanët me 15 shpërthime, që kanë ditur të fshehin “këmbët”, pasi vetëm 2 janë zbuluar, kurse në Durrës nga 4 raste vetëm dy janë zbuluar.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





