17 janar 2014 – Disa të rinj shqiptar kanë garuar në SHBA të veshur me flamurin shqiptar dhe me foton e Enver Hoxhës të vendosur në makinat e tyre. Kjo garë tradicionale është zhvilluar në qytetin e New Yorkut vetëm para disa ditësh.Të rinjtë, të cilët marrin pjesë në garë duhet me patjetër që të kenë makina tip BMW M3.I veçantë është fakti se këta të rinj nuk dinin asgjë në lidhje me figurën e Enver Hoxhës dhe diktaturës që ai ka ushtruar në Shqipëri për vite me radhë.Madje në nisje të garës ata kanë ngritur grushtin lart një mënyrë nderimi që përdorej gjatë komunizmit. Komentuesi i garës për ekipin shqiptar u shpreh se “Ju mund të kënaqeni me diktatorin e errët të Evropës Juglindore që e vendosni mbi makinën tuaj, duke i bërë homazhe të pakuptimta ndërtuesit të bunkereve më të mëdha”.Megjithatë entuziazmi i ekipit shqiptar nuk ka zgjatur shumë, pasi gara për ta përfundoi vetëm pas një xhiroje, sepse makina garuese pësoi një defekt që në start.
/ora news /





