Eugen Vasili
Duket naive, por një i mençur i kësaj bote, si thelb të padrejtësisë të një qeverisjeje, ka veçuar të besuarit e një pune, një njeriu që nuk e meriton atë, sidomos kur dihet se për atë punë, është dikush tjetër më i aftë, e kjo gjë ndodh për çdo arsye përveç asaj që ka të bëjë me punën. Dhe ne, në këtë stad ku jemi, duhet të shohim se si po vepron qeverisja e re me emërimet. A po bëhen ato me kriteret e së drejtës?! A po shkon njeriu i duhur, me moral e aftësi bashkë, në një punë të caktuar?! A ka pra një fill drejtësie në gjithë proçesin e emërimeve nëpër poste administrative?
Nuk di të japë ndonjë përgjigje përfundimtare e të prerë me thikë, por këto ditë u njoha me rastin e një të kthyeri nga Perëndimi, të diplomuar atje e me një karrierë të shkëlqyer profesioniste, i cili ishte dorëzuar para një realiteti, të paktën atje ku kishte aplikuar, duke marrë një përgjigje diku të drejtpërdrejtë e diku të nënkuptuar, se, edhe pse vërtet plotëson pothuajse çdo kriter (siç i komunikohet nga drejtues të ndryshëm), vendet janë të zëna. Nënkupto: Padrejtësisht! Psetë, merren lehtë me mend. Janë çdo ditë aktivë zërat ankimtarë e denoncues nga mazhoranca në adresë të Sistemit të Drejtësisë, por më parë është thelbësore dhe e nevojshme që këto zëra, të vlerësojnë ftohtësisht se sa drejtësi po gjenerohet nga ata vetë, në startin qeverisës.
http://gazetadita.al/shenim-a-mund-do-te-behet-shqiperia-pa-drejtesi/





