15 janar 2014 – Sot ish kryeministri Sali Berisha takoi Ambasadorin e SHBA-së, Aleksandër Arvizu.

Berisha i shprehu ambasadorit shqetësimin e tij për menyrën se si Rama po qeveris vendin. Ish-kryeministri përmendi shkarkimet në administratën publike dhe emërimet në poste kyçe në polici, statistika dhe prokurime publike të militantëve partiakë. Zoti Berisha i tha Ambasadorit Arvizu se qeveria po bën presion edhe mbi insitucionet  e pavarura, përfshirë gjykatat e vendit, ku sipas tij ka gjykatës të kërcënuar me jetë nga segmente të pushtetit ose edhe nga vetë kryeministri Rama. 

Duke theksuar vendosmërinë e opozitës në favor të cdo hapi që e afron Shqipërinë me Bashkimin Europian, zoti Berisha shprehu shqetësimin se qeveria po shkon kundër përmbushjes së standardeve për integrimin europian të vendit. 

Arvizu dhe Berisha i kishin ftohur mardheniet kohet e fundit,  por acarimi më i dukshëm publik ndodhi gjatë protestave kundër armëve kimike, kur Ambasadori Amerikan la të kuptohej se Partia Demokratike ishte ende nën drejtimin e Sali Berishës dhe jo të Lulzim Bashës. Por mesa duket akulli eshte thyer dhe ata jane takuar sot.