14 janar 2014 – Gazeta “Panorama” ne nje nga kryeartikujt e saj te sotem zbardh detaje nga darka qe kryeministri Edi Rama shtroi me anëtarët e Këshillit Politik të kryetarit të PS, ose siç është quajtur ndryshe, Grupi i të Urtëve.
“Panorama” shkruan se darka është organizuar në vilën qeveritare përballë Kryesisë së Kuvendit, ndërsa të ftuarit kanë mbërritur aty me makinat e tyre deri brenda ambienteve të vilës, që të mos binin në sy nga kalimtarët e rastit.
Ne darke sipas “Panorames” kane munguar Meidani dhe Servet Pellumbi. I pari, duke folur per “Panorama” konfirmoi ftesën nga kreu i PS, por tha se kishte angazhime të tjera dhe nuk mund të merrte pjesë.
Nderkohe ish-kreu i Kuvendit, Servet Pëllumbi, ka kohë që nuk merr pjesë në takimet e këtij grupi, qe kur ka dhene doreheqjen nga keshilli politik. “Ajo që diskutohet aty, nuk përputhet me bindjet e mia”- ka thene ai.





