13 janar 2014 – Skema aktuale e pensioneve është e ngarkuar dhe shteti nuk po e përballon dot më. Për këtë arsye po kërkohet një formulë e re që pension të marrin kontibuesit real, të varfërit dhe ata që do të derdhin privatësisht kontibute.
Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, shpjegon për Ora News sesi do të funksionojnë 3 shtyllat konkrete të prozuara për ndryshimin e skemës së pensioneve.
Qëllimi është që me këtë skemë, mosha që do të preket është nën 40 vjeç, sepse ata do të mund ta zgjedhin vetë formën në të cilën do të derdhin kontributet. Risi është krijimi i një dyshemeje, pra një pension social që mund ta përfitojnë njerëzit në nevojë, të cilët nuk kanë patur mundësi të kenë një punë.
Po a do të ndryshojë mosha e daljes në pension?
“Deri tani nuk kemi asnjë ide për të riparë moshën. Rritja e moshës mund të jetë një zgjidhje afatshkurtër për të stabilizuar skemën e pensioneve, por nuk është e qëndrueshme pasi jemi popullësi shumë e re. Nëse ne rrisim moshën e pensioneve praktikisht u themi sot të rinjve se nuk do të lirohen vende pune për ta”u shpreh Veliaj.





