13 janar 2014 – Një studim që analizon efektet e kafeinës tek kujtesa, ka arritur në përfundimin se konsumi i kafes dhe çajit shërben jo vetëm për të rritur vëmendjen, por edhe për të përmirësuar kujtesën. Mike Yassa, profesor i neurobiologjisë në Universitetin e Kalifornisë në Irvine, ka qënë pjesë e një grupi studiuesish të interesuar për të parë nëse kafeina, një përbërës aktiv në kafe, çaj dhe çokollatë, mund të ndihmonte edhe në përmirësimin e kujtesës. “Pasi mëson diçka të re, duhet kohë që kujtesa të aktivizohet dhe ajo që mësove mos të harrohet. Gjatë 24 orëve të para ndodh pjesa më e madhe e harresës. Prandaj, duke ndërhyrë me kafeinë, donim të shihnim nëse mund ta ulnim ritmin e harresës gjatë kësaj periudhe”. Yassa dhe kolegët e tij mblodhën një grup prej 160 personash, që nuk pinin pije me kafeinë, si pjesë e studimit të tyre. Ditën e parë, ata u treguan pjesëmarrësve fotografi të objekteve të përditshme dhe i pyetën nëse këto objekte gjendeshin brenda në shtëpi, apo në mjedise të hapura. Më pas, një numër pjesëmarrësish pinë një tabletë me kafeinë, të tjerët një tabletë pa kafeinë. Të nesërmen, studiuesit u treguan pjesëmarrësve fotografi të tjera. Studiuesi thotë se ata që kishin pirë kafeinë, kishin rritje10-12% në aftësinë për të kujtuar objektet.
Kafeina përmirëson kujtesën
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Barazim mes Flamurtarit dhe Teutës në një ndeshje ku ndodh gjithçka, sherr me grushte, braktisje, përmbysje dhe gol në minutën e 97-të!
Dobi: Kisha kohë pa parë gjëra të tilla, pas incidentit u shpërfytyruam!
Biskotat e Krishtlindjes me limon, receta e vjetër me pak përbërës
Gjysma e shqiptarëve jashtë/ Të dhënat e Instat, 2.2 milionë jetojnë jashtë territorit, pjesa më e madhe të rinj





