TIRANE, 13 janar 2014 – Rritje çmimesh dhe tek barnat mjekësore. Nuk mjaftoi që çmimi i karburantit u rrit me 10 lekë për shkak të paketës fiskale të re që hyri në fuqi, por rritja ka prekur dhe barnat mjekësore.
Ja një foto ku ilaci kundër tensionit i emërtuar ‘Lisidigal’ në muajin dhjetor kushtonte 808 lekë me TVSH dhe në muajin janar ky ilaç blihet me 952 lekë të reja. Përkundër premtimit që çmimi i barnave do të ulet, po ndodh e kundërta. Realisht ulja pritet të ndodhë në muajin prill pasi do të ulet taksa për barnat, por me rritjen që po ndodh aktualisht, në muajin e shumëpritshëm prill i bie që të ulet çmimi dhe të shkojë realisht sa ai që ka qenë në muajin dhjetor.
Ata që po e pësojnë aktualisht nga kjo rritje abuzive e çmimeve të barnave janë pensionistët dhe të sëmurët kronikë. Shpresojmë që qeveria të bëjë ‘skonto’ reale me ilaçet në muajin prill.
/ balkanweb /





