13 janar 2014 – Apeli liron kryetarin e Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu. Apeli ndryshon masën e sigurisë që ishte dhënë nga Shkalla e Parë. Masa e sigurisë ndryshon nga "arrest me burg", në "detyrim paraqitje".

Sipas avokatit mbrojtës, Genci Gjokutaj, kreu i Bashkisë së Kamzës nuk ka shpërdoruar detyrën dhe nuk ka kryer asnjë shkelje. Gjatë seancës me dyer të mbyllura është bërë mjaft debat juridik, por në përfundim gjykata ka dalë në përfundimin se nuk ekzistojnë shkaqet dhe rrethanat që zoti Mziu të qëndrojë në burg. 

 Ky vendim  i Gjykatës së Apelit është pritur me duartrokitje nga banorë të Kamzës dhe qytetarë të tjerë që ishin mbledhur përpara gjykatës në mbështetje të kryebashkiakut Mziu.