Lionel Mesi i ka dhënë në javën e kaluar lamtumirën përfaqësueses së Argjentinës, duke mbyllur pas 21 vitesh një kapitull të artë në futbollin botëror. Boshllëku që lë ai në radhët e saj do të jetë i vështirë për t’iu plotësuar, por të paktën sipas rregullave, duhet gjetur dikush që të veshë fanellën me numrin 10. Sigurisht, një numër i tillë përfaqëson futbollin e bukur, spektaklin e golat, ndaj te Argjentina kjo fanellë nuk i dorëzohet kujtdo. Megjithatë, “ESPN” ka zbuluar se pasardhësi i Mesit me këtë numër është zgjedhur që tani.

Më saktësisht, ai do të zgjidhet nga trajneri Lionel Skaloni, i cili ka një emër në mendje. Trajneri do të ulet të diskutojë së shpejti rinovimin e kontratës së tij për një tjetër cikël katërvjeçar dhe ka në mendjen e tij lojtarin që do të mbulojë rolin e Mesit në fushë. Mësohet se ai është futbollisti i Komos, Niko Paz, i cili është një lojtar i ri dhe që pritet ta mbajë këtë fanellë për shumë vite, meqë është vetëm 21-vjeçar. Paz ka luajtur vetëm 11 ndeshje me Argjentinën, por mosaktivizimi i tij më i shpeshtë, sipas mediave argjentinase, ka ardhur pasi personi të cilit duhej t’i merrte vendin në fushë ishte pikërisht Leo Mesi.