10 janar 2014 – Mënjeherë pas publikimit të lajmit në media se Mark Frroku është dënuar për vrasje në Belgjikë vjen edhe reagimi i tij. Deputeti Frroku e cilësoi lajmin si të nxitur politikisht, duke garantuar se nuk ka asnjë problem me drejtësinë në asnjë vend të botës. 

“Ky është një lajm i pavërtetë dhe i nxitur politikisht. Nuk kam asnjë dënim penal në asnjë vend të botës. Garantoj se nuk kam asnjë problem me drejtësinë. Garantoj si qytetar shqiptar dhe amerikan. Drejtësia belge s’ka asnjë akuzë ndaj meje. Media shqiptare t’i referohet institucioneve zyrtare belge dhe jo mediave”- deklaroi Mark Frroku.