10 janar 2014 – Një studim i kryer së fundmi ka treguar se me koeficientin mesatar të inteligjencës prej 90 IQ, shqiptarët mbajnë vendin e 17-të, së bashku me boshnjakët dhe kroatët në listën e 113 vendeve të botës. Vendin e parë me inteligjencën mesatare prej 108 IQ e ka Singapori, pasuar nga Koreja e Jugut, Japonia, Italia, Islanda, Mongolia, Zvicra, Austria, Kina dhe Luksemburgu.  

Sa i përket fqinjëve tanë, më të zgjuarit janë qytetarët e Maqedonisë me 91 duke zënë vendin e 16-të, ndërsa serbët renditen të 18-it me koeficientin 89 IQ. Nga ana tjetër e monedhës qëndrojnë dhe ata më pak inteligjentë. Ata janë Guinea Ekuatoriale, Santa Luçia, Mozambiku, Gaboni dhe Kameruni.