23 dhjetor 2013- Një 50 vjeçar shqiptar është ndaluar nga autoritetet italiane, pasi akuzohet për ngacmim seksual të një 4 vjeçareje. Shqiptari ka qenë i dehur kur ka marrë në krahë një vogëlushe dhe e ka puthur. Burimet shtojnë se 4 vjeçarja ka qenë e shoqëruar nga babai, i cili menjëherë ka njoftuar autoritetet lokale. Shqiptari, identiteti i të cilit nuk është bërë me dije, është arrestuar fillimisht për aktin "ngacmim seksual i një të miture" dhe më pas është liruar nga vetë autoritetet italiane. 50 vjeçari është lënë i lirë pasi prokurori i çështjes, nuk ka gjetur prova të mjaftueshme për të bërë arrestimin e 50 vjeçarit. Lidhur me këtë çështje, mediat italiane shkruajnë se mund të mos ketë qenë një ngacmim seksual i qëllimshëm, duke marrë parasysh faktin se shqiptari ishte në gjendje të dehur. Ky akt ka ndodhur dje rreth orës 17:00 të pasdites, teksa vogëlushja 4 vjeçare ra pre e vëmëndjes së shqiptarit të dehur 50 vjeçar.
Arrestohet 50 vjeçari shqiptar në Itali: Përqafoi dhe puthi një 4 vjeçare
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
SPAK i kërkon Kuvendit heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut
Basketboll/ Teuta humbet ndeshjen ndaj Besëlidhjes
Tre makina përplasen me njëra-tjetrën, detajet e para
Rrëshqitje masive dheu, rrezikohet edhe tubacioni kryesor i rrjetit të UK Durrës (VIDEO)





